
Edhe të martën po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës – Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Mëngjesin e së martës është raportuar për një numër më të vogël të protestuesve të pranishëm.
Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb.
Kujtojmë se, serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen në komuna të kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit. Ata po ashtu po kërkojnë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i banuar me shumicë serbe.