Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdojnë tensionet: Një shok-bombë shpërthen në veri të Kosovës

 
   

Të hënën mbrëma është dëgjuar një shpërthim në Mitrovicën e Veriut.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, një shok-bombë ka shpërthyer në rrugët e veriut.

Megjithatë, ai shtoi se nga ky incident nuk ka të lënduar e as dëme materiale.

Tensionet në veri kanë nisur qysh nga 26 maji, kur serbët lokalë duke sulmuar gazetarët, KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës kanë kundërshtuar kryetarët e zgjedhur në këtë pjesë të vendit.

Javën e kaluar, tre zyrtarë policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe. Kosova, bashkë me ShBA-të dhe BE-në kanë kërkuar që ata të lirohet menjëherë dhe pa kushte.

Së fundmi, pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.

Ministria e Punëve të Brendshme njofoti se pikat e tjera mbeten të kalueshme dhe nuk ka kolona.