Vazhdon djegia e maleve në Pejë, qytetarët të shqetësuar

Zjarri ka kapluar malet në afërsi të qytetit të Pejës.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar në redaksinë tonë fotografi  ku shihet tymi që del nga malet që tanimë po vazhdojnë të digjen.

Arsyeja pse këto male janë përfshirë nga flakët ende nuk dihen.

Ndërkaq, banorët janë shprehur shumë të shqetësuar me këtë dukuri.