Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

 
   

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe edhe dje Halil Çadraku ka vazhduar me dhënien e dëshmisë. Dje me pyetje përfunduan mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit ndërsa për sot pritet që dëshmitari të merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Sipas përmbledhjes, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars 1998 dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.

Avokati i Çadrakut, Arianit Koci ishte dje prezent në seancë. Ai ka dhënë kritika ndaj përkthimit. Koci tha se ekipa e përkthimit nuk e njeh kontestin kosovar dhe ky është një problem.