Vazhdon propaganda në mediat serbe.
Më datë 06.11.2023 në rrjetet sociale serbe që publikojnë materiale me përmbajtje nacionaliste, është publikuar lajmi se në komunën e Graçanicës në fshatin Suhadoll, afër Lipjanit ka ndodhur një vjedhje në një shtëpi dhe përveç kësaj në mure të kësaj shtëpie, në të cilën propagandohej se kishin shkruar një grafit me anakronizmin UÇK, këtij njoftimi ia kanë bashkangjitur një foto me mbishkrimin e një grafiti UÇK, i cili në realitet nuk ekziston.
Sipas hulumtimit të “The Geopost”, fqinji i pronarit të shtëpisë N.M ka denoncuar në polici se fqinji i tij I.Dj. i cili nuk jeton në Kosovë, atij i është vjedhur një frigorifer i përdorur të cilin e ka pasur jashtë shtëpisë, por nuk janë përmendur as mbishkrime dhe as persona të dyshuar.
Në mediat serbe kanë publikuar foto të rreme me grafite të UÇK-së dhe rastin e kanë lidhur duke thënë se këtë vjedhje e kanë bërë shqiptarët.