Pavarësisht përpjekjeve për ta shuar zjarrin, në pamjet e RTK-së rreth orës 19.30, shihet se kjo fabrikë po vazhdon ende të digjet.
Zjarri që ka rënë sot rreth orëve të mesditës, në Parkun e Biznesit në Drenas, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Për ta shtuar zjarrin, shtëllungat e të cilit kanë mbërritur deri në disa kilometra, kanë shkuar zjarrfikës nga Drenasi, Malisheva, Skenderaj, Lipjani e Prishtina.