Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Vazhdon tollovia nëpër librari, reagon edhe Haradinaj

 
   

Prindërit po vazhdojnë kërkimin e teksteve shkollore nëpër librari të ndryshme në gjithë vendin.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka postuar një video në njërën nga libraritë në Pejë, ku vërehet një numër i madh i prindërve, të cilët kanë shkuar për të blerë tekstet shkollore.

Përndryshe, media ka raportuar për tollovitë që po krijohen nëpër librari, si dhe mungesën e teksteve shkollore nga shtypshkronja të caktuara.

Ky është viti i parë shkollorë ku prindërit detyrohen t’i blejnë librat, pas vendimit të MASHTI-të që mos të hap tender dhe mos t’ia dërgojë nxënësve librat në shkolla, por mjetet për libra t’i derdh në xhirollogarinë e prindërve, të cilët duhet të aplikojnë në E-kosova.

MASHTI e ka arsyetuar vendimin duke thënë se duan ta ruajnë buxhetin, pasi shtëpitë botuese kanë shitur librat me çmime shumë të larta.