Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë”, Osmani përgëzon vajzat për kualifikimin në Kampionatin Botëror U-18

 
   

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, konkurrenca e vajzave, kanë shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar vajzat dhe trajnerët për këtë sukses.

Presidentja Osmani porositi sportistët kosovarë që të vazhdojnë ta ngrisin lartë flamurin e Kosovës.

“Vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë! Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve në Federatën e Hendollit  për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë”, ka shkruar Osmani.