Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdekja e ish-senatorit amerikan, profesori: U fut në demonstratat shqiptare në prill 1999 dhe tha se SHBA-të dhe UÇK-ja, po…

 
   

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën.

Profesori Muhamet Mavraj, ka thënë se Lieberman Ishte një mik i madh i kombit tonë.

Ai kishte thënë “se SHBA-të dhe UÇK-ja po luftojnë për të njejtat vlera e parime dhe se lufta në krah të UÇK-së është luftë për të drejtat njerëzore dhe vlerat amerikane”.

Postimi i plotë:

Edhe nje mik i madh yni i diteve te veshtira te kombit, sapo iku ne tjetren bote: senatori Joseph I. Lieberman, hebre edhe ky, si Madeleine Albright, atehere sekretare e shtetit, e si Blinkeni i sotem ne po ate detyre, dhe si plot miq tjere te tille. Madje, ky, senatori Lieberman, edhe perpara bombardimeve kerkoi qe te futeshin trupat amerikane ne Kosove.

U fut ne demonstratat shqiptare ne prill 1999 dhe tha se SHBA-te dhe UÇK-ja po luftojne per te njejtat vlera e parime dhe se lufta ne krah te UÇK-se eshte lufte per te drejtat njerezore dhe vlerat amerikane. Në 2007 kerkoi njohjen e pavaresise se Kosoves.

Pushofte ne paqen e Zotit!

Nuk guxojme te harrojme!

Zani i shteteve tona duhet te ndihet sot per kete mik!