
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të enjten ka folur për herë të parë të pas rrëzimit të avionit në Rusi, në të cilin u tha se ishte edhe shefi i “Wagnerit”, Yevgeny Prigozhin.
Putini ka deklaruar se kryemercenari ka bërë gabime serioze në jetën e tij.
“E kam njohur moti Prigozhinin, që nga 1990-ta. Mirëpo ishte person me fat të komplikuar dhe ka bërë gabime serioze në jetën e tij, por gjithashtu ka kërkuar të arrijë rezultate të nevojshme – si për vete ashtu edhe kur ia kam kërkuar, për kauzën e përbashkët, të cilat i kemi pasur në muajt e fundit”, ka thënë ai në një adresim televiziv, raporton BBC.
Ai u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa shtoi se anëtarët e “Wagnerit” ishin biznesmenë të talentuar.