Mbrëmë pas mesnate një vetëaksident ka ndodhur në Miresh të Vogël të Gjilanit, ku si pasojë ka vdekur i riu nga Përlepnica, Lorent Rrustemi.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri është shprehur se është tronditur nga vdekja e tij, duke treguar se i riu ishte djali i një mikut të tij.
“Duke qenë se këto ndarje janë të trishta, në këtë moment të rëndë bashkëndjejmë dhimbjen me familjen. I dashur Nazim, miku im, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e djalit. Ngushëllime edhe familjes, shokëve e miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar Haziri.