Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdekja e ukrainases/ Prokuroria dyshon se ajo vdiq nga një aksident trafiku në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detajet e fundit rreth trupit të pajetë të ukrainases e cila mbrëmë u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë. Rasti është duke u hetuar intensivisht nga njësitet përkatëse policore dhe aktualisht po dyshohet se është aksident trafiku me pasoja fatale.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se më 21.02.2024, në autostradën Ferizaj-Prishtinë, rreth orës 19:30, është gjetur pa shenja jete një person-shtetase e huaj (ukrainase) me iniciale O.K. Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.