Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Insajderi merr vesh se personi i vdekur është Triumf Ferat, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Pejës.
“Po, Prokurori i Krimeve te renda ka dal ne vend te ngjarjes bashke me njesitet relevante policore. Trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion. Jane duke u ndermarre veprimet e nevojshme”, ka thënë Shkodran Nikqi