Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdekja tragjike e çiftit në aksident, banorët e fshatit në protesta

Banorët e fshatit Krushevë e Madhe të komunës së Klinës zhvilluan një protestë, pasi një ditë më parë dy persona kanë humbur jetën pas goditjes së një furgoni nga ana e trenit.

Banorët e revoltuar kanë bllokuar rrugën e trenit me anë të disa traktorëve. Në anën tjetër, Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Madhe të Klinës, ku janë përplasur një furgon me një tren.

Në këtë aksident humbën jetën një burrë e një grua. Policia thotë se drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar mbi hekurudhë, dhe është goditur nga treni.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.