Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdekja tragjike e çiftit nga Klina – Bashkëfshatarët bllokojnë hekurudhën, kërkojnë vendosje të laurës

 
   

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në fshatin Krushevë të Klinës, ku për pasojë i mori jetën dy personave, pasi u përfshinë një furgon dhe treni.

Mësohet se viktimat janë çifti Fahri dhe Vlora Gjocaj, të cilët ndërruan jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka kumtuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se janë informuar nga mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, që viktimat s’kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

 Image
 Foto nga vendngjarja 
 

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.

 Image
 Foto nga vendngjarja 
 

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi.

Gjatë ditës së sotme si pasojë e vdekjes së çiftit banorët e fshatit Krushovë kanë bllokuar hekurudhën e trenit ku ka ndodhur vdekja.

Burimet e medias poashtu kanë treguar se banorët kanë kërkuar vendosjen e laurës në hekurudhë, në këtë ngjarje prezentë janë edhe policia e Kosovës të cilët po bisedojnë me banorët për t’i bindur ta lirojnë rrugën dhe hekurudhën për qarkullim.

Media gjithashtu ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.