Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në aksin Maminas – Gjiri i Lalëzit, ku një vajzë 8 vjeçe është përplasur për vdekje.
Një 8 vjeçare, shtetase e Sllovenisë ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë të cilë po drejtonte një 18- vjeçar, shtetas i Shqipërisë.
Sipas Policisë së Shtetit aksidenti ka ndodhur në rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit.
“Një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet nga Policia.