Një person i moshës 80-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku të hënën në Lezhë.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, një automjet i tipit Volkswagen është përplasur me kamionin, ku nga përplasja janë lënduar tre pasagjerë në automjetin që ka drejtuar 70-vjeçari.
Policia ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë në kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë grupi posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve. Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, thuhej në njoftim./teve1.info/