Burri i cili ia vuri vetes flakën jashtë gjykatës në Manhattan ku po mbahej gjyqi për ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur.
Maxwell Azzarello hodhi në ajër broshura me teori konspirative para se t’ia vinte zjarrin vetes.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe më vonë vdiq aty, raportoi CNN.
Trump doli gjatë incidentit, por nuk foli për mediat.
Trumpi akuzohet se u përpoq të mbulonte një pagesë sekrete prej 130 mijë dollarësh për porno-yllin Stormy Daniels përpara se të fitonte zgjedhjet e vitit 2016. Ai u deklarua i pafajshëm për 34 pika të aktakuzës dhe mohon të ketë lidhje me akuzat e tjera.
Burri rreth 37 vjeç e ka lyer veten me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes në parkun përballë gjykatës.
Një burrë i vë flakën vetes jashtë gjyqit të Trump në Nju Jork
Tags: donald trumpManhattanMaxwell Azzarello