Dianne Feinstein, senatorja demokrate nga Kalifornia e cila shërbeu për më shumë se tre dekada dhe ishte një pioniere për gratë në politikën amerikane, ka vdekur në moshën 90-vjeçare të premten. Ajo kishte votuar për bombardimin e Serbisë në vitin 1999.
Feinstein ishte anëtarja më e vjetër e Senatit të SHBA-së dhe votoi deri të enjten.
Për muaj të tërë, demokratja nga Kalifornia kishte probleme shëndetësore.
Ish-kryetarja e San Franciskos kishte njoftuar më parë planet për t’u tërhequr në fund të vitit të ardhshëm, por i rezistoi thirrjeve që ajo të jepte dorëheqjen.
Feinstein ishte e njohur si një avokate e zëshme për masat e kontrollit të armëve dhe një mbështetëse e madhe e ndalimit të armëve të nënshkruar në ligj nga presidenti Bill Clinton më 1994.