Personi që është goditur nga vetura në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por i njëjti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Tragjedia u thellua më shumë në familjen Govori, pasi pas vdekjes së 63-vjeçarit, Enver Govori, ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Nazife Govori.
Familjarët e viktimës kanë njoftuar në rrjetet sociale për vdekjen e saj.
“Të dashur miq, familjarë, shokë e dashamirë me varrimin e dajës Allahu e paska caktu me varros edhe nënën e ti, përkatësisht gjyshen tonë e cila ndërroj jetë sot“, ka shkruar familjari i dy të ndjerëve, Butrint Zhitia.