Thellohet tragjedia e aksidentit që ndodhi në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë.
Ka ndërruar jetë edhe shqiptari i pestë, Alfred Visha, 33 vjeç.
Lajmin e konfirmon daja i tij, Luan Cemenja.
Visha, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën.
Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.
Për rastin autoritetet kanë nisur një hetim.