Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes gazetari palestinez që u dogj i gjallë nga një sulm ajror izraelit në Gaza

Një gazetar palestinez vdiq të martën nga djegiet e rënda që pësoi nga një sulm izraelit në një tendë për gazetarët në Khan Younis, thanë mediat lokale.

Pamjet treguan Ahmed Mansour, një reporter i agjencisë së lajmeve Palestine Today, duke u djegur i gjallë pas goditjes në çadrën e gazetarëve pranë spitalit Nasser në qytet të hënën.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa, Mansour dha frymën e fundit të martën herët.

Vdekja e tij sjell në dy numrin e gazetarëve të vrarë në sulm, ndërsa tetë të tjerë u plagosën, raporton Anadoly.

Të paktën 211 gazetarë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, sipas autoriteteve lokale.

Izraeli rifilloj luftën në një sulm vdekjeprurës në Gaza më 18 mars duke prishur armëpushimin, dhe që atëherë ka vrarë afro 1,400 njerëz, ka plagosur mbi 3,400 të tjerë, shumica gra dhe fëmijë.