
Ka vdekur Jeton Berisha njëri nga personat që u plagos në një incident me armë në qytetin e Pejës me 22 maj të këtij viti.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se vdekja e tij i është konfirmuar nga QKUK-ja.
“Njëri prej tre të lënduarve në Pejë sot kanë ndërruar jetë. Rasti na është konfirmuar nga QKUK-ja sot”, ka thënë Gashi.
Jeton Berisha u plagos së bashku me dy djemtë e tij në Pejë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar Agron Gashi.