Ish-futbollisti anglez Larry Lloyd ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, raportojnë mediat britanike.
Mbrojtësi legjendar ka luajtur për Liverpoolin midis viteve 1969 dhe 1975, para se të transferohej në Nottingham Forest dhe të bëhej dy herë kampion evropian me atë klub.
Lloyd luajtur 150 ndeshje për Liverpool-in dhe me atë ekip fitoi Premier Leaguen dhe Kupën UEFA në sezonin 1972/73, përveç kësaj fitoi Kupën e Ligës dhe Superkupën evropiane.
Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje për kombëtaren e Anglisë, ndërsa ishte trajner në Wigan dhe Notts County. Më pas ai punoi si konsulent ekspert në radio dhe ndoqi Forestin.