
Mediat italiane raportojnë se ka vdekur një 25 vjeçar nga Kosova në një aksident në Itali.
Ai është Haris Shala.
Sipas raportimit, ngjarja ka ndodhur në Piza në autostradën e Brenerit, ditën e djeshme.
Shala punonte si shofer kamioni dhe momentin tragjik ai u godit nga një kamion tjetër nga prapa.
25-vjeçari Haris Shala jetonte në Caprona dhe ishte baba i një vajze gati 2-vjeçare