Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes në një aksident komunikacioni në Itali 32-vjeçari nga Shqipëria

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur  në provincën e Mosciano-s në Itali, ku për pasojë ka mbetur viktimë shqiptari  Eduart Hoxha.

32-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve. Pasi kishte lënë turnin në punë,  Ai ishte duke drejtuar makinën e tij “Fiat Punto” ku u përplas nga  një “Audi A3” që drejtohej nga në 25-vjeçar.

Sipas mediave italiane, ndihma e parë ka mbërritur menjëherë, por për fat të keq, i riu nuk arriti të mbijetonte.

Shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta./euronews.al/