Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Të shtunën rreth orës 13:40 një i burgosur ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues thuhet se 50-vjeçari nga fillimi i mbajtjes së dënimit ishte pranuar me probleme të rënda shëndetësore, ku si pasojë tërë kohën është trajtuar në stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J, viti i lindjes 1974. I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shëndetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së”.

“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali”, thuhet në njoftim.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.