Një person është dërguar në QKMF, në Shtime e më pas në emergjencën e Ferizajt nga ku është konfirmuar vdekja e viktimës.
Tutje bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në fshatin Mollopolc, në Shtime.
Në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF-Shtime e më pas në emergjencën e Ferizajt, nga ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.