Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes një udhëtar gjatë turbulencave në fluturimin Londër-Singapore

Një 73-vjeçar britanik ka vdekur dhe më shumë se 30 persona të tjerë janë plagosur në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra, i cili u godit nga turbulenca të rënda.

Aeroplani Boeing 777-300ER i nisur për në Singapor u devijua në Bangkok, duke bërë një ulje emergjente në orën 15:45 me kohën lokale (08:45 GMT), shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Fluturimi mbante 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, tha Singapore Airlines. Ajo ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen e të ndjerit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Autoritetet në Bangkok thonë se burri ndoshta ka vdekur nga një atak në zemër. Gruaja e tij është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja e saj.