Në Hagë po vazhdon gjykim ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe të tjerëve.
Më 4 tetor, trupi gjykues e ka miratuar kërkesën për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, gjenden në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Ata gjykohen për krime të luftës.