Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes njeriu më i vjetër në botë dy muaj para ditëlindjes së 115-të

Burri më i vjetër në botë ka vdekur dy muaj para ditëlindjes së tij të 115-të.

Venezueliani Juan Vicente Perez Mora la pas 11 fëmijë, 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stër-stërnipër.

Ish-fermeri u bë njeriu më i vjetër në atdheun e tij në vitin 2020 dhe zyrtarisht u bë njeriu më i vjetër në maj 2022, kur u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness.

Vdekja e tij u konfirmua nga Freddy Bernal, guvernatori i shtetit të Tachira në Venezuelë ku edhe vdiq.

“Ai do të jetë gjithmonë një simbol i mirësisë, mençurisë dhe gëzimit, prandaj trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe në jetën tonë”.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha “Juan Vicente Perez Mora ka kaluar në përjetësi në moshën 114-vjeçare.

“Nga qyteti El Cobre ai i dha Venezuelës Rekordin Guinness si njeriu më i vjetër në botë:.

Juan Vicente njihej me dashuri si Tio Juan që në anglisht i bie “Uncle Juan” (Daja Juan).

Vicente lindi në vitin 1909 dhe do të festonte 115 vjetorin e tij më 27 maj.