Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi

Profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi, ka ndërruar jetë këtë të martë.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Getoarbë Mulliqi, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se për ceremoninë e varrimit do të japin detaje më vonë.

”Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë, ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar vajza e të ndjerit.

Mulliqi, profesor, dramaturg e gazetar, u lind në Pejë në vitin 1960.

Shkollën fillore, të mesmen si dhe studimet themelore, akademike, i mbaroi në Prishtinë. Studimet master mbi psikologjinë, me temën: Psikologjia e karaktereve në veprat ‘Hamleti’, ‘Magbethi’ dhe ‘ Mbreti Lir’ i mbaroi në Tiranë (2009).

Ka magjistruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me temën: Tipa të dramës në Evropë dhe në Amerikë – nga Ibseni e deri tek klasikët e modernizmi:Beket dhe Jonesko (2012). K

a doktoruar në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë, në fushën e antropologjisë së dramës dhe të teatrit, me temën: Teatri, Drama dhe Identiteti Kulturor në Kosovë (2015). Ka punuar si profesor i rregullt në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës si dhe në disa universitete të tjera si ligjërues i jashtëm.

Ka shkruar mbi 300 kritika mbi dramën, filmin dhe teatrin. Për dhjetë vjet të plota, në Radio Televizionin e Kosovës, ishte autor dhe drejtues i emisionit për film dhe teatër, Pro arte.

Nëpër teatrot më të njohura shqiptare, ka vënë në skenë rreth 25 vepra ndërsa, ka marrë pjesë në mbi 80 festivale të ndryshme, kombëtare si dhe në ato, më të njohurat, ndërkombëtare me ç’rast ka fituar një numër çmimesh.