Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdiq dhe u përcoll me nderime veprimtari Sejdi Llumnica

 
   

Të hënën në fshatin Barilevë të Prishtinës vdiq në moshën 83 vjeçare dhe u varros me nderime, Sejdi Llumnica, i cili gjatë gjithë jetës ishte i angazhuar familjarisht në vijën e përpjekjeve të vazhdueshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ishte punëtor i dalluar në organet më të larta të drejtësisë kosovare dhe shembull i angazhimit qytetar dhe aktivist në rrjedhat e zhvillimeve shoqërore-politike në katër dekadat e fundit

Ishte vazhdues i traditës së nisur nga prindi i tij Selimi i cili ishte i njohur për veprimtarinë patriotike të pajtimit të gjaqeve në kohën e luftës së dyte botërore.

U angazhua përherë për shkollimin e vajzave shqiptare dhe për avancimin e rolit të brezit të ri në Kosove.

Vazhdon e pamja dhe ngushëllimet deri të enjten pasdite në lagjen e Llumnicëve në fshatin Barilevë të komunës së Prishtinës.