Do të dalë sot para gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka I cili u arrestua pasi dyshohet se ka nxitur bashkëshorten e tij të kryente vetëvrasje duke pirë fotoksinë.
Durres- Do të dalë sot para gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka I cili u arrestua pasi dyshohet se ka nxitur bashkëshorten e tij të kryente vetëvrasje duke pirë fotoksinë.
Ngjarja e rëndë u shënua më 2 janar por u bë publike më 5 janar 2024. Bashkëshorti pretendonte se 41 vjeçarja kishte vrarë veten pasojë e një denigrimi që po i bëhej figurës së saj në TikTok por dëshmia e fëmijëve çoi në një pistë tjetër hetimi.
Më 6 janar blutë e Durrësit arrestuan bashkëshortin, Xhemal Loka, për të cilin fëmijët e 41-vjeçares i rrëfyen policisë se kishte tentuar ta vriste pasi ishte kthyer nga Greqia, vend ku punonte në mënyrë sezonale.
Policia ka dyshime të forta se ishte vetë Loka i cili e çoi deri në vetëflijim bashkëshorten, nënë e 4 fëmijëve. I pyetur pas arrestimit ai kategorikisht nuk pranon të ketë lidhje më ngjarjen.
Ndaj 45 vjeçarit rëndojnë akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet në shtëpi një automatik me dhjetëra fishekë. Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Lajmi ne perditesim…