Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se para një kohe është kërcënuar nga shoferi i ministrit Elbert Krasniqit.
Ajo tha se tentoi ta incizonte një veturë të ndezur pasi më herët LVV-ja i ka akuzuar për veturat e ndezura kur nuk ishin në lëvizje.
Ajo në Pressing të T7, tha se ia ka dorëzuar kryeparlamentarit Glauk Konjufcës numrat e targave të veturës së atij shoferi.
Pas kësaj, tha se Konjufca i ka treguar se është shoferi i ministrit Elbert Krasniqi.
”Në provokohemi nga shoferet e ministrave. Mua më ka ndodhur duke hyrë në sallën plenare, e kam incizu një nga makinat dhe ka dalë një shofer i ministrit ka thënë veç je femër se ta kisha kallxu vendin. Thash hajde kur dush, ia kam dërgu me numra Glauk Konjfuca, shoferi ka qenë i Elbert Krasniqi”, tha ajo.