Analisti Valon Syla dhe aktivistja Zana Avdiu janë përplasur sot në emisionin “Pressing” të T7 ku po diskutohet tema “A po ndahet Vjosa Osmani nga Kurti?”.
Valon Syla i ka thënë “e gjithëdijshme” Avdiut. “Po i qet durt si Leo qitash”, tha ai.
“Po se jam msu në emision temin”, i tha Avdiu.
“Edhe krejt gratë jena të gjithëdijshme, mos bo sulme seksiste këtu. Vec që që jam gru, po mendon që po tutna”, vazhdoi ajo.
“Ma e dijshme se krejt burrat qitu jam”, shtoi ai.
Ata kanë vazhduar të debatojnë, kur Valon Syla e pyet Avdiun se “a është presidentja Osmani patericë e Albin Kurtit”.
Avdiu tha që jo.
“A jo a? E LDK’ja e PDK’së po”, tha Syla./Express