Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Serbi po bëhen publikime shqetësuese që përdorin taktika indoktrinimi që kujtojnë propagandën e ISIS.
Përmes një shkrimi në Twitter, ai i ka quajtur shqetësuese manipulimet e tilla të fëmijëve për Kosovën.
“Libri i bën jehonë narrativës së regjimit të Vuçiqit, i cili rrezikon destabilizimin e rajonit dhe përbën një kërcënim të rëndësishëm për paqen e qëndrueshme.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Publikim shqetësues në Serbi që përdor taktika indoktrinimi që të kujtojnë propagandën e ISIS. Manipulimet e tilla të fëmijëve për Kosovën janë shqetësuese. Libri i bën jehonë narrativës së regjimit të Vuçiqit, i cili rrezikon destabilizimin e rajonit dhe përbën një kërcënim të rëndësishëm për paqen e qëndrueshme.