Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës ka thënë se Serbia po vazhdon me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë.
Vela në llogarinë e tij në Twitter, po ashtu ka thënë se Serbia ua ka lehtësuar të huajve marrjen e nënshtetësisë.
“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, thotë ai.
Ndryshe, shqiptarët në Luginë tash e një kohë janë duke u përballur me pasivizimin e adresave.