Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Veliu: Lumiri e shkeli statutin e partisë, nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu – rezultati është dështim

 
   

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se “Lumir Abdixhiku nuk ka qare pa tregu se cila është arsyeja që mori masa ndaj tij”, sipas tij masë e kundërligjshme dhe jo sipas statutit të partisë.

Veliu tha se vendimi i Abdixhikut ndaj tij është “inatçor”.

“Sa i takon rënies së LDK-së, LDK ka ra në gjithë Kosovën dhe ndaj askujt nuk është marrë asnjë masë. Në tërë atë rënie, LDK në Podujevë ka qenë forca kryesore e para në Kosovë me përqindje dhe gjithë kolegët e mi kanë qenë humbës më të mëdhenjë sesa unë, ndërsa masa është marrë vetëm tek unë”, tha në T7.

“Këtu shihet që Lumir Abdixhiku ka diçka personale me mua edhe ai kurrë nuk e ka sqaru çfarë ka personale me mua, por do të vijë një ditë që nuk ka qare pa e tregu cila është arsyeja që ai ka marrë masa të kundërligjshme ndaj meje”, tha Veliu.