
Është arrestuar një burrë në Lipjan pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllanë e ti.
Policia thotë përmes raportit se nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Lipjan 18.03.2024 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.