Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vëllau i Liridonës: Nëse nuk ka dënim maksimal, punën e kryjmë ne vet

 
   

Leonard Ademaj ka dalë me një rrëfim rreth vrasjes së motres së tij, Liridona Ademaj. Ai treguar për dyshimet e tij të para në bashkëshortin e motres, mirëpo prapë thotë se ishte në dyshime nëse mund të ketë dorë në këtë vrasje apo jo.

Ai tregon në detaje se si erdhi deri të vrasja, ҫfarë ndodhi më pas dhe se ҫfarë kërkon nga institucionet e Kosovës.

Ai kërkon që për vrasjen e motres së tij, autorët të dënohen maksimalisht ose në të kundërtën do të veprojnë vetë.

“Ju bëj thirrje institucioneve për dënim maksimal, dënimi i vogël vetëm na e mundëson neve punën me kry vetë, përndryshe dënim maksimal, dënim me burg të përjetshëm për ta, se nuk ka ndryshe hiq, se është shokuar krejtë vendi”, thekson ai.