Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e mallrave, Serbia në ditë pritet ti humbas afër 1 milionë euro

Qeveria e Kosovës dje ka marr vendim për ndalimin e importit të të gjitha mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës.

Vendimi për ndalimin e hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e kidnapimit të tre policëve kufitarë nga forcat serbe.

Serbia nga ky vendim i humb 800 mijë euro në ditë.

Sipas statistikave të doganave të Kosovës mallrat serbe në Kosovë nga muaji janar deri sot vlera e mallrave të importuara nga Serbia është 123 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar ka ulje të iomprtit për 8.6 për qind.

Ndërsa brenda një muaji përllogaritet se importohen rreth 24 milionë euro, ndërsa mesatarja ditore e importit të mallrave serbe përllogaritet të jetë 800 mijë euro.