Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur sot se qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje.
Një vendim i tillë nga qeveria Kurti, sipas analistit Blerim Gashi është i guximshëm.
Ai ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është i dhembshëm, mirëpo sipas tij është dashur të bëhet.
“Është një vendim i guximshëm politik. Unë mendoj që është vendim i dhimbshëm, por i duhur për sundimin e ligjit”, ka thënë Gashi.