Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vendimi për targat, taktizim i Serbisë për zhvendosje të presionit mbi Kosovën

 
   

Kosova pritet të përballet me presion ndërkombëtar në rast se do ta zvarris vendimin për lejimin e qarkullimit të automjeteve me targa të Serbisë, ashtu siç bëri qeveria serbe ditë më parë.

Derisa nga Qeveria e Kosovës, një ditë më parë thanë se janë duke mbikqyrur zbatimin e vendimit nga pala serbe dhe se së shpejti do të marrin një vendim, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se Serbia do t’a shfrytëzojë këtë për përfitime të veta.

“Besoj se nuk është problemi tek targat sepse mendoj se Serbia e ka bërë me qëllim që presionin më të madh ta zhvendos tek Kosova, në këtë rast targat nuk janë problematikë dhe janë një shkas që të arrihet tek shkaku kryesor e është tek Asociacioni”, tha Dritëro Arifi, analist.

Arifi tutje shton se ekzekutivi duhet të veprojë në këtë rast, duke vendosur masën e reciprocitetit.

“Kjo është loja e Serbisë, dhe ne duhet të dimë dhe ta lexojmë dhe të dimë se si ta përkthejmë dhe si të veprojme…Kjo as që do duhej të diskutohej ne do duhej të jemi më të shpejte sesa ata, sepse ata po na caktojnë tashmë dinamikën, kjo është dobësi e veprimeve të qeverisë së Kosovës“, tha Arifi.

Se vendosja e letrave ngjitëse duhet të largohet, e thonë edhe shtetasit e Serbisë që hynë në Kosovë të enjten.

“Ata duhet ta heqin atë. Meqë ne e kemi hequr, kështu duhet edhe ata ta heqin”, tha Elvis Gashi, qytetar.

“Stikerat është e rëndësishme për çdo njeri që të hiqen, në mënyrë që njerezit të levizin andej e këtej. Vetëm njerëzve jo normal kjo mund të mos i konvenojë. Pse të ketë probleme në kufi që të ngjiten keto stikera, pasi gjithkund njerezit ne Evrope jetojne normal”, tha Jovica Pounovic, qytetar.

Nga 1 janari, Serbia ka vendosur që veturat me targa të Kosovës të qarkullojnë lirshëm në territorin e saj, pa pasur nevojë të mbulojnë simbolet shtetërore.