
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar në “X” për vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë në lidhje me akuzën e tij ndaj zëvendëskryeministrit serb Aleksander Vulin.
Ai është shprehur se diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi dhe tha se ky vendim thellon shqetësimet në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare.
“Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi. Me sa duket është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve”.
“Vendimi i Gjykatës Supreme të Serbisë për deklaratat e Vulinit thellon shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare”, ka shkruar ai.