Disa persona në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit kanë shpuar goma të disa makinave.
Kjo erdhi si pasojë e vendosjes së një pamflet mbi një përmendore.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ndër të tjera, Elshani thotë se situata është e qetë në Lagjen e Boshnjakëve.
“Një pamflet është vendosur mbi një përmendore në Lagjen e Boshnjakëve. Nga kjo kanë reaguar disa persona ku kanë shpuar disa goma të makinave. Pamfleta ka qenë e grisur në momentin që ka shkuar policia, megjithëse është pastruar gjithçka nga aty. Situata është e qetë”, tha Elshani.