Gynen Venhari, redaktor në “Geopost”, ka folur për kërkesën e drejtorit të Shërbimit Inteligjent serb, Aleksandar Vulin, për anëtarësimin e Serbisë në BRICS në grupin e shteteve ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, and Kina.
Në Edicionin Special, ai ka deklaruar se Serbia e ka të vështirë kthimin në rrugën perëndimore.
“Gjitha shtetet e Ballkanit kanë aspirata evropiane të gjithë liderët e pranojnë, pos Serbisë. Serbia ende është e rreshtuar nga Rusia edhe shpirtërisht edhe ideologjikisht, dhe është mjaft problem që ajo të kthehet nga perëndimi”.
“Kjo jo vetëm që është një sfidë jo vetëm për Ballkanin por edhe për të gjitha shtetet e perëndimit, shtetet e NATO-s edhe në aspektin sigurisë, gjeopolitik, gjeostrategjik dhe ekonomik. Duke e ditur se Kina sa ka ndikim në disa shtete në Ballkan, shtrirja e saj edhe në Afrikë është rrezik për të gjithë”.
“Kosova si një shtet i vogël i ka shprehur aspiratat properëndimore që janë argumentuar deri tani, kjo i takon më shumë shteteve të mëdha që të zgjidhin këtë çështje, sidomos BE-së”, tha Venhari.