Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Veprimet destabilizuese të Serbisë, Gërvalla takon Michael Roth

 
   

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka takuar sot kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, me të cilin ka biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale dhe koordinimin për të ardhmen dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ministrja Gërvalla e njoftoi kryetarin Roth për zhvillimet politike në Kosovë, progresin e arritur në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe sigurinë.

Me theks të veçantë u bisedua për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së sanksioneve kundër saj.

Bashkëpunimi në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare ishte temë tjetër e rëndësishme e takimit me kryetarin Roth dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë.