Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Veprimi i Ramës, mohim i shtetësisë së Kosovës” – Analisti: Pasi ka nisur me draft statute ta bëjë edhe për këto vende!

Kryemisnitri i Shqipërisë, Edi Rama të ejten që kaloi bërë të dutir se u ka dërguar Francës e Gjermanisë një draft statut pëe Asociaocnin e komunave me shumicë serbe.

Veprimin e Ramës nuk e kanë pritur mirë akterët në Kosovë, duke e cilsëuar si veprim të njëanshëm.

Edhe analisti politik, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se veprimi i Ramës është mohim i shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij, Rama është dashur të ngrisë çështjet e Luginës shqiptare që ka mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

“Kryetari i Partisë Socialiste njëherit Kryeministri i Shqipërisë, ka bërë të ditur në një konferencë për media se ua ka përcjellë një draft për Bashkësin e komunave me shumicë serbe në Kosovë!

Para sa ndërrmirrte këtë inciativë Edi Rama, është dashur të mendon se Republika e Kosovës, tani më është shtet, dhe kjo është mohim i shtetësisë së Kosovës, ky veprim është një argat i Serbisë.

Rama, është dashur të ngrit e shtron çështjen e Krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve. Kjo Krahina shqiptare vazhdon të mbetët rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën, kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive. Këto padrejtësi asnjëherë Edi Rama, nuk i ka ngritur. Edi Rama, asnjëherë nuk e ka ngritur se Serbia ka kryer dëbimin dhe gjenocidin që na ka shkaktuar për më shumë se një shekull”, thotë ai.

Hasani shpreson, se Rama pasi ka filluar me draft statute, ta bëjë një Krahinën e Preshevēs, Krahinën e Sanxhakut, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pastaj, edhe për shqiptarët në Greqi

Mbesim me shpresë se Edi Rama, pas inciativës në hartim të një drafti për Bashkësinë e komunave me shumicë Serbe në Kosovë, do të ndan kohë edhe për Krahinën e Preshevēs, Krahinën e Sanxhakut, që tani është gati se asimiluar, për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që duhet të jenë element konstituiv i kësaj Republike, në Mal të Zi, e veçmas Edi Rama, do të ketë kohë edhe për Shqiptarët në Greqi dhe gjithë hapësirat shqiptare e Diasporë.

Pas institimit për Ballkanin e Hapur, inciativa për hartimin e draftit për Bashkësinë e komunave me shumicë Serbe në Kosovë, është veprimi më i dëmshëm që është duke i shkaktuar Edi Rama, Republikës së Kosovës”, përfundon ai.