Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Veprimtari nga Amerika “shpërthen” ndaj disa deputetëve: Hajvanati në horizont

 
   

Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, ka reaguar ashpër për mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ën seacës e së martës.

Në një koment të ashpër dhe metaforik, ai iu referohet disa deputetëve si “kuaj e pela të Trojës”, të cilët, sipas tij, po e degradojnë funksionin e institucionit më të lartë të shtetit.

Me një gjuhë të ashpër, thuhet se këta përfaqësues popullorë e kanë konvertuar parlamentin në një “ahër” – një hapësirë pa dinjitet institucional, ku interesat personale dhe lojërat politike marrin përparësi ndaj përgjegjësive kushtetuese.

Ajo që dikur ishte një skenë debati për të ardhmen e vendit, tani përshkruhet si një skenë talljeje, ku “kuajt e pela të Trojës” kanë hapur portat e ahërit në zemër të Republikës.

“Hajvanati në horizont: Disa kuaj e pela Troje e konvertuan parlamentin në ahër”, shkruan ai.

Vlen, të përmendet se sot do të mbahet vazhdimin i seancës për konstituimin e Kuvendit, betimi i deputetëve dhe zgjedhje e kryeparlamentarit.